E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aeroporti i Kukësit lehtësisht i arritshëm, përfundon lidhja me autostradën Milot-Morinë


TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga autostrada që lidh aksin Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit.

Rama njofton se kanë përfunduar punimet dhe tashmë mbërritja tek aeroporti i Kukësit është lehtësisht i arritshëm. “Përfundojnë punimet në objektin “Ndërtimi i rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit””,shkruan Rama.

Nga krahu tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, me ndërtimin dhe shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, kjo rrugë rreth 3 km merr një rëndësi të madhe, duke lidhur jo vetëm qytetin e Kukësit me një rrugë të një standardi më të lartë, por duke e bërë aeroportin e Kukësit më lehtësisht të arritshëm për të gjithë përdoruesit e autostradës Milot-Morinë, dhe më gjerë.

Rruga e re, sipas ARRSH-së, ofron standard, siguri dhe komoditet në lëvizjen e udhëtarëve që do të zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›