Aeroporti i Vlorës, Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren

Aeroporti i Vlorës, do të nisë punimet në terren në muajin nëntor dhe nuk do të jetë vetëm për transport të qytetarëve por edhe për shërbimet kargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve. Lajmin e bëri me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në mbledhjen e Konferencës Europiane të Aviacionit Civil, me pjesëmarrjen e 44 shteteve anëtare dhe disa organizatave të rëndësishme.
Sipas minstres, aeroporti i Vlorës do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri dhe do i jape sektorit të Aviacionit në Shqipëri një hov të ri.