E Martë, 3 Nëntor 2026

Afera “Partizani”, Gjykata e Lartë lë në arrest shtëpie Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e  tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Këtë të martë në Gjykatën e Lartë, gjyqtarët vendosën të rrëzonin kërkesën e Berishës dhe Malltezi për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë.

Berisha dhe Malltezi janë nën hetim në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa ka bërë kërkesa të shumta për ndryshim mase sigurie, por që janë refuzuar deri më tani nga gjykata.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›