E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aferat korruptive. Shperndahet parlamenti ne Letoni

 Me një prej fjalimeve më historike që kur shteti i vogël balltik i Letonisë u nda nga  Bashkimi Sovjoetik më 1991, presidenti Valdis Zatlers shpërndau parlamentin pasi  bllokoi një hetim për korrupsion ku përfshihej një ligjvënës i njohur dhe një biznsemen edhe më i famshëm. Presidenti  sulmoi gënjeshtrat dhe inskenimet politike e deklaroi se u duhen vënë frerët oligarëve lokalë.
Në një  fjalim televiziv të transmetuar direkt, Zatlers tha se donte tu kthente qytetarëve pushtetin për të vendosur pasi ishin pikërisht ata që u detyruan të bënin sakrifica të mëdha gjatë viteve të recesionit.

"Kam vendosur të veproj në mënyrë radikale. Ky vendim para zgjedhjeve është  mjaft i vështirë për mua dhe njëkohëshisht i komplikuar në aspektin kushtetues. E kuptoj fare mirë që vendimi im shkatërron çdo mundësi që të rizgjidhem sërish president” tha Zatlers.

Por presidenti argumentoi vendimin e tij duke thënë se parlamenti nuk kishte treguar  respekt e kishte vënë në dyshim kompetencat e sistemit gjyqësor. Shkarkimi i parlamentit në Riga është i mundur vetëm përmes referendumit. Ekspertët thonë se në qoftë se dështon iniciativa e tij, presidenti nuk do  të kishte shanse për një mandat të dytë në këtë post. 

Pas fjalimit turma njerëzish përshëndetën mbërritjen e Zatlers në pallatin presidencial ndërsa trajtohet për herë të parë në mënyrë direkte çështja e oligarkëve, një grup i vogël njerzish të pasur që përdorin pozicionet politike  për të ndikuar në qeverisje me qëllim rritjen e fitimeve personale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›