E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona kampione. Lionel Messi mbreti i Europes

 Të gjithë gjynjëzohen përpara mbretërve të rinj të Evropës. Një mbi të gjithë. Ai është Lionel Messi, udhëheqësi i Barcelonës, e cila mundi 3-1 Manchester United në finale për të ngritur për herë të katërt në historinë e skuadrës spanjolle trofeun e Ligës së Kampioneve. 
Në “Wembley” formacioni i drejtuar nga Pep Guardiola ka dhuruar edhe një herë spektakël, duke çarmatosur anglezët e Ser Alex Ferguson të magjepsur ashtu si e gjithë bota e futbollit nga loja e Mesit, Ksavit, Iniestes dhe shokëve të tyre që ngjiten në majën e Evropës.

Barcelonës i duhen minuta për të gjetur ritmin e finales, që nis me presionin e Manchester United. Anglezet kërkojnë golin e avantazhit, por ndëshkohen në minutën e 28-të. Asisti perfekt i Ksavit dhe një goditje e saktë e Pedros lenë pa shpresa Van Der Sar. 

Epërsia e spanjollëve do të zgjaste vetëm 7 minuta, pasi Wayne Rooney do të kthente barazinë në shifra duke shfrytëzuar një vendosje jo të mirë të mbrojtjes kundërshtare. Mbyllet në ekulibër pjesa e parë, ndërsa me rikthimin në fushë, Barcelona nis dominimin dhe në minutën e 54-rt, Lionel Messi trondit sërish skuadrën e Ferguson. Gjuatje vrastare e argjentinasit që konfiromohet si “mesia’ e futbollit. 

Nuk mbyllet këtu, pasi në legjendarin “WËembley” David Villa shënon emrin në listën e golashënuesëve duke prekur për herë të tretë rrjetën e Van Der Sar për të vulosur përfundimisht suksesin e Barcelonës që në sytë e gjithë botës ka ngritur trofeun e Kupës së Kampioneve.   

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›