Afërdita Paqarada krijon linjë të rrobave

Afërdita Paçarada, mbanë epitetin e missit të parë kosovarë. Ajo ishte e para, bukuria e së cilës u vlerësua lartë nga të tjerët në një spektakël bukurie. Për më shumë, ajo gjatë gjithë këtyre viteve është shquar si një femër e fuqishme dhe e zgjuar.
Tashmë është koha ta shohim një tjetër anë të Afërditës. Ajo ka përgatitur linjën e saj të rrobave të cilat do t’i prezantoj nesër përmes një revyje mode.
Linja e rrobave të Afërditës do të mbajnë llogon e Aphrodite Couture.
Kjo vetëm sa do ta forcojë figurën e saj si një femër e suksesshme. Kohën e fundit Afërditën e kemi parë si pjesë të Kabaresë në televizionin 21. /Indeksonline/