“Do ta ndryshoj muzikën në vend”

Këngëtari i njohur kosovar, Blero ka treguar për indeksonline se është duke punuar në albumin etij të ri i cili do të publikohet në vitin e ardhshëm., në muajin maj
Ideja për album është finalizuar me tu punësuar në kompaninë e tij Blero ent, dj Nurteel i cili tashmë është producent i këngëtarit. “Ai më ka frymëzuar”, thotë Blero.
“Premtoj se ky album do të jetë krejtësisht ndryshe nga të kaluarit dhe me këtë album do ta ndryshoj muzikën në treg. Deri më tani janë punuar 5 këngë”, tregon Blero.
Një tjetër ndryshim nga ata të kaluarit do të jetë edhe mungesa e bashkëpunimeve të shumta.
“Mendoj se kam bërë mjaft bashkëpunime deri më tani, dhe ka ardh koha vetëm për Bleron”, shprehet Blero.
Poashtu, nën përkujdesjen e Blero Ent është edhe këngëtarja e re, Dhurata Ahmeti me të cilën Blero ka realizuar një këngë duet. Kënga “Më gënje”, ka pak që është publikuar dhe po pëlqehet nga publiku.
Blero tregoi se poashtu në muajin maj të vitit të ardhshëm do të publikohet edhe albumi i parë i Dhuratës./Indeksonline/