E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aferdita Zonja: Pse u largova nga skena e festivaleve Yllka Selita



Emri i saj eshte shume i mirenjohur ne skene shqiptare dhe nje nga zonjat e muzikes se lehte. Kjo eshte Aferdita Zonja qe vjen ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter” dhe rrefen se cfare e largoi nga skena e festivaleve ne vitet ‘90. Ashtu sic shprehet vete Aferdita, ajo vertet eshte shkeputur nga skena e festivaleve, por eshte ende shume aktive ne jeten artiske te kryeqytetit, ku kendon neper ambiente te ndryshme live, ku eshte e ftuar. Per me shume lexoni intervisten e dhene.

Shfaqja juaj e fundit ne televizion ishte pikerisht ne emision “Pasdite ne Klan”, ku ju ishit e ftuar, cilat ishin emocionet qe moret?

Sigurisht qe ishte nje pasdite e kendshme, pasi ishte live dhe surprizat ishin te tilla. Por, diten tjeter, emocionet ishin edhe me te medha, pasi me erdhen shume telefonata dhe pershendetje, prej dashamiresve dhe miqve te mi qe ju kishte pelqyer shume emisioni.

Nje pjese shume e bukur e te gjitheve ne eshte edhe femijeria, ju cfare kujtoni sot nga ajo periudhe?

Te them te drejten, ne ate moshe, kur ti sapo ke filluar qe te besh dicka, sic ishte ne rastin tim kenga, nuk ke ate pergjegjesi qe ke kur rritesh. Ke ato emocionet e moshes qe jane ne cdo fushe ku ti shfaq talent, por gjithcka rrjedh me natyrshem, dhe kjo eshte dicka qe ta afron vetem ajo moshe, sigurisht qe jane kujtime shume te bukura, pasi duke u rritur ne moshe, gjithmone kujton, si filluam, si jemi dhe si arritem deri ketu. Une them se gjithmone njeriu duhet te ktheje koken pas. Dhe kjo ishte nje rritje graduale. Kur kthej koken pas dhe kujtoj se kam qene nje vajze e vogel, e qete, e urte dhe te arrija qe te ngjitesha ne skene me nje pjekuri te admirueshme, ishte nje moment kur une arrita te fitoja edhe cmime neper festivale, ishte nje arritje dhe nje sukses e fryt i te gjitha atyre perpjekjeve qe kisha bere nder vite.

Meqenese folem per kthimin e kokes pas, a do te kishit bere dicka ndryshe?

Jo, nuk do te kisha bere asgje ndryshe, jam shume e lumtur me kete qe kam arritur deri tani, jo vetem nga ana e karrieres sime, por edhe nga jeta ime private.

Keto kohet e fundit, po shohim nje rikthim te emrave te njohur te skenes, si konkurrente neper festivalet e ndryshme, a do t’ju shohim edhe ju, me nje rikthim te tille?

Nese do te kem nje material te bukur, pse jo?! Per momentin qe flasim, nuk ekziston nje gje e tille. Ndoshta une jam pak e ngarkuar dhe kam shume aktivitete te miat personale, nuk jam marre me kete gje, pasi edhe kjo kerkon kohen e vet.

Femijet tuaj nuk u moren me muziken, pse?

Deshira ime ishte shume e madhe qe ata te merreshin me muzike, por asnjehere nuk realizohet deshira e prinderve me sa duket. Kur kam qene mesuese ne Lice, une i kam futur te dy, per piano. Ishte e pamundur qe djali te vazhdonte dhe pas klases se trete u largua, edhe Megi, vajza, vazhdoi deri ne klasen e trete dhe e la. Megi ka te dhena te mira dhe ka nje ze te bukur, por ajo muziken nuk e ka pasion, kendon me shume per qejf dhe hobi, kerkon te beje dicka, por nuk i hyn seriozisht. Nese do te beje dicka seriozisht, mjafton qe te thote, sepse mesuesen e ka ne shtepi (Qesh). Femijet kane marre tjeter drejtim, sepse kane zgjedhur te behen juriste.

Cfare ju largoi nga konkurrimi i festivaleve te fundvitit?

Po pas viteve ‘90, u be nje ndryshim shume i madh i menyres se si filluan qe te behen festivalet. Dhe gjithcka filloi qe te behej “Playback”. Dicka qe te gjithe kengetare e brezit tim e refuzuan, sepse ne ishim mesuar qe gjithcka te ishte live, sepse emocionin qe te jep kenga live, nuk e percjell kurre “playbacku”. Une kudo qe kendoj edhe sot, kendoj live, sepse aty jane edhe vlerat e artisteve. Arsyeja tjeter qe ne u larguam ishte edhe se pse dikur kenduam pa asnje interes financiar, pasi merrnim shume dashuri dhe respekt nga te gjithe, por vjen nje moment qe duhet te mendosh edhe per anen financiare dhe duhet te mendoje edhe per veten. Por, me kalimin e kohes, kengetaret u kthyen dhe kane kenduar ne menyre sporadike, por jo ashtu sic kane qene festivalet me pare. Sot kompozitoret e zgjedhin vete kengetarin. Dhe nese do te rikthehem, do te me duhet te kem nje material shume te mire qe te me riktheje, ashtu sic fansat e mi me kujtojne. Kjo ka qene nje nga arsyet qe jam shkeputur nga skena, por jo nga jeta artistike dhe nga te kenduarit live.

A ju ka mbetur dicka peng?

Po, me ka mbetur. Une kam studiuar ne Akademine e Arteve me pedagogen e nderuar Nina Mula. Dhe perfundova studimet si soprano lirike. Me te mbaruar Akademine, ashtu sic ishte me se e zakonshme ne ate periudhe, studentet e rretheve duhet te ktheheshin ne rrethin nga kishin ardhur. Dhe ne Korce mua me emeruan mesuese kantoje ne Liceun Artistik te Korces. Kjo vertet qe ishte nje privilegj per mua, por une isha shume larg asaj endrre qe doja te realizoja, nuk arrita asnjehere qe te ngjitem ne skenen e teatrit te Operes dhe te jem pjese e trupes se Operes dhe Baletit. Kjo sepse une ndenja per shume vite ne Liceun e Korces. Qe te me jepej nje mundesi te kendoja ne nje Opera, m’u kthye ne nje enderr ne sirtar dhe sot e kesaj dite me ka mbetur nje nga pengjet e mia me te medha. Vertet muzika e lehte me dha ate emer dhe me beri te afert me publikun, por ishte dicka qe dija ta beja, dhe une kerkoja dicka me shume per veten, pra te beja ate, per te cilen une kisha studiuar. Megjithate, nje kenaqesi e vecante eshte kur shoh nxenesit qe i kam pergatitur vete, jane pjese e skenes se Operes dhe jane bere kengetare shume te mire, eshte nje gje qe gjithsesi te mbush.

Ju nuk keni nje klip tuajin, pse?

Kjo eshte e vertete, nje klip duhet, ne kete periudhe te karrieres sime jo per afirmim, por klip eshte dicka qe mbetet gjate dhe mund te shihet ne cdo kohe te jetes se nje artisti. Megjithate, besoj se duhet ta mendoj me mire dhe te bej edhe nje klip, sigurisht te nje kenge te re timen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›