Konfindustria: Taksa progresive, goditje ndaj biznesit e investimeve
Konfederata e Industrive ka reaguar dje ne lidhje me propozimet e Partise Socialiste per taksen progresive. Duke iu referuar qendrimeve te PS-se per aplikimin e kesaj takse ne te gjitha nivelet, administratori i pergjithshem i saj deklaron se kjo do te ishte nje goditje ndaj biznesit vendas dhe do te ndikonte direkt ne investimet e huaja. “Perdorimi i takses progresive do te ishte goditje e drejtperdrejte ndaj biznesit vendor, do te bllokonte terheqjen e investimeve te huaja si pasoje e rritjes se konkurrences se vendeve te Rajonit te Europes Juglindore, qe zbatojne politiken fiskale te takses se sheshte ne nivele te uleta”, - shprehet ne nje njoftim per mediat administratori i pergjithshem i Konfindustrias. Nga ana tjeter, Buxhuku i kerkon kreut te PS-se zhbllokimin e situates per ngritjen e Gjykates Administrative. “Z. Gjergj Buxhuku, Administratori i Konfindustrise, i kerkoi publikisht gjithashtu Kryetarit te PS, z. Rama, qe si shenje e vullnetit te mire dhe pergjegjshmerise se opozites per zhvillimin ekonomik te vendit, sa me shpejt te behet e mundur funksionimi i Gjykates Administrative, qe ende mbahet e bllokuar si pasoje e mosmiratimit te ligjit te Gjykates se Larte, qe kerkon 3/5 e votave te Kuvendit te Shqiperise”, - thuhet ne njoftimin per mediat te Konfindustrias. Lidhur me taksen progresive, Buxhuku e ka cilesuar si nje hap pozitiv reflektimin e bere se fundmi nga kreu i PS-se ku ka lene te kuptohet se do te kete nje aplikim te diferencuar te saj. Administratori i Konfindustrise ka kerkuar nga PS qe, nese kerkon te reformoje taksat, duhet te mos heqe dore nga taksa e sheshte. Sipas Buxhukut, garancia eshte me “vazhdimesine e sistemit te sotem fiskal me taksa te uleta dhe perdorimi i takses se sheshte prej 10% per te gjitha bizneset me perjashtim te bizneseve, qe punojne ne tregje te mbyllura monopol ose oligopol si pasoje e privilegjeve te siguruara nga leje, licenca dhe koncesione shteterore dhe qe njekohesisht tejkalojne nje nivel fitimi te arsyeshem”. Sipas tij, vetem bizneset qe permbushin njekohesisht te 2 kushtet e mesiperme eshte e logjikshme t’i nenshtrohen nje nivel tatimi mbi fitimin mbi 10%, qe mund te marre lehtesisht formen e takses progresive me rritjen e normes se fitimit. Ndersa ne rastet e tjetra, aplikimi i takes progresive do te ishte goditje ndaj bizneseve.