E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afgania me hunde te prere shpallet fotografia e vitit

TIRANE-Portreti i një gruaje afgane me hundë dhe veshë të prerë ka fituar çmimin e fotografisë më të mirë gazetareske për vitin 2011.

Fotografia e foto-reporteres Xhodi Biber ishte botuar në kopertinën e revistës “Time” më 1 gusht. Anëtarët e jurisë thanë se fotografia, edhe pse tronditëse, merr çmimin e parë pasi adreson dhunën kundër grave me një imazh të denjë.

Gruas 18-vjeçare Bibi Aisha talibanët i kishin prerë veshët dhe hundën si dënim pasi ishte ndarë nga burri. Ajo ishte shpëtuar nga forcat e Shteteve të Bashkuara dhe tani jeton në Amerikë.
Cmime morën dhe foto të tjera që pasqyronin jetën në metropol, ngjarje, katastrofa, futboll etj. Ne konkurs moren pjese 108.059 imazhe nga 5 847 fotografe te 125 shteteve.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Afgania me hunde te prere shpallet fotografia e vitit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›