Londër, nje tabloe Salvador Dali shitetme nje cmim rekord
LONDËR- Një tablo e Salvador Dali u shit dje në Londër mbi 13 milionë stërlina (21,6 milionë dollarë, 15,8 milionë euro), duke vendosur një rekord për një vepër të mjeshtrit të surealizmit, njoftoi shtëpia e shitjeve Sotheby's.
Një blerës anonim pagoi 13,4 milionë stërlina për "Portret i Paul Eluard", pikturuar në vitin 1929. Dali e kishte takuar poetin gjatë një udhëtimi në Paris në vitin 1929 dhe ky takim ka ndikuar shumë në veprën dhe jetën e piktorit.
Megjithatë, kjo tablo nuk ishte e vetmja shitje rekord në këtë ankand, ku një tjetër blerës anonim pagoi 23 milionë stërlina për një tablo të Francis Bacon, "Three Studies for a Portrait of Lucian Freud".
Gjithsej shuma e mbledhur në ankand ishte 93,5 milionë stërlina.
(e.n/ata/BalkanWeb)