Afganistan, 12 të vdekur nga sulmet
Kabul -Dymbëdhjetë persona, shtatë prej të cilëve rebelë, janë vrarë gjatë orëve të fundit në aktet e dhunës në jug dhe në lindje të Afganistanit, njoftojnë burime zyrtare. Incidenti më i dhunshëm ndodhi sot në provincën Paktika, në lindje, pranë kufirit me Pakistanin, i deklaroi AFP-së zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Hamidullah Jwak. "Një roje kufitare është vrarë nga shpërthimi i një bombe. Pak kohë më pas, shtatë talebanë u vranë nga forcat e sigurisë", shpjegoi ai.
Në provincën Zabul, në jug të vendit, një bombë shpërtheu në çastin kur po kalonte një automjet i një ndërmarrjeje ndërtimi, duke shkaktuar vdekjen e dy inxhinierëve dhe të shoferit, njofton policia e provincës. Bombat artizanale, që përdoren kundër forcave të sigurisë agane dhe atyre ndërkombëtare, por që shkaktojnë viktima edhe mes civilëve, janë mënyra e preferuar e veprimit të rebelëve afganë.
Po në provincën Zabul, një ushtar afgan i plagosur dje gjatë një shkëmbimi zjarri me rebelë vdiq me të mbërritur në spital, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë.