Bashkia përgjigje Berishës
Tiranë -Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Berisha, duke theksuar numrin e madh të shkollave që ka ndërtuar kjo bashki. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi tha se përgjatë këtyre viteve, kjo bashki ka ndërtuar 37 shkolla të reja, duke e akuzuar kryeministrin Berisha për shpifje dhe hedhje balte ndaj këtij institucioni vendor.
Shalsi i ka kërkuar kryeministrit të përgjigjet përse prej tre vitesh po bllokon ndërtimin e shkollës te Bregu i Lumit. Ky është një investim i siguruar nga Bashkia e Tiranës, po vazhdon të mbetet peng i një firme të kryeministrit. Berisha akuzoi sot bashkinë e Tiranës, se ka bllokuar investimet dhe ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë.