E Enjte, 5 Nëntor 2026

Afganistan, 22 viktima nga dy tërmete

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në Afganistan pasi ai vend u godit të hënën nga dy tërmete të njëpasnjëshme. Sipas të dhënave nga Shoqëria Gjeologjike Amerikane, termetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 ballë prekën provincën veriperëndimor Badghis, ku ka shkaktuar shembje shtëpish dhe ndërtesash të tjera.  Një zëdhënës lokal tha për agjencinë e lajmeve AFP se mes viktimave ishin gjetur edhe katër fëmijë. Numri i viktimave mund të rritet më tej pasi ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënoja.  Më shumë se 700 shtëpi janë dëmtuar. Tërmetet mund të shkaktojnë dëme të mëdha në Afganistan sidomos prej faktit se banesat nuk janë shumë të qëndrueshme apo të mirëndërtuara.  Tërmeti i parë goditi pasdite ndërsa i dyti pas dy orësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›