E Enjte, 5 Nëntor 2026

Roberta Metsola zgjidhet presidentja e Parlamentit Evropian

Deputetja malteze e qendrës së djathë Roberta Metsola është zgjedhur këtë të martë presidente e Parlamentit Europian.

Metsola fitoi me 458 vota pro që në raundin e parë të votimit, duke siguruar kështu një mazhorancë absolute që shmangu nevojën e një raundi të dytë.

E dyta në garë doli suedezja Alice Bah Kuhnke me 101 vota ndërsa e treat Sira Mrego e së majtës me 57 vota.

“Me përulje, ndihem e nderuar me këtë përgjegjësi që po më besoni. Ju premtoj se do të punoj dhe do të bëj ç‘ështe e mundur për të punuar në emër të këtij Parlamemti dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve të BE-së“, – tha Metsola në një fjalim të mbajtur para deputetëve nga karrigia e presidentit të organit legjislativ të BE-së.

Metsola pason në detyrë Italianin David Sassoli, i cili ndërroi jetë javën e shkuar pak para se t’i përfundonte mandati.

Ajo pritet të jetë në detyrë për dy vite e gjysëm, që gjysma e mandatit të parlamentit actual.  “Në pjesën tjetër të mandatit do të shohim një dritare mundësie për ta bërë parlamentin më modern, më efektiv dhe më eficent, – theksoi presidentja e re.

Roberta Metsola ka qenë deputete e Parlamentit Europian që nga viti 2013 dhe zëvendëspresidente që nga viti 2020.

Ligjëvënësja konservatore së fundmi u dallua pasi zëvendësoi Sassolin i cili mungoi për disa javë në Parlament për shkak të sëmundjes. 

Por nëna e katër fëmijëve gjithashtu është kritikuar nga disa kolegë për shkak të këndvështrimeve të saj kundër abortit.

Vendi i saj, Malta është edhe vendi i fundit i BE-së ku aborti është plotësisht i paligjshëm.  E ndërgjegjshme ndaj reagimeve që ka shkaktuar në lidhje me këtë çështje, para se të zgjidhej ajo siguroi deputetët se nëse zgjidhej detyra e saj do të ishte të përfaqësonte pozicionin e Parlamentit, përfshi edhe të drejtat e riprodhimit dhe ato seksuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›