E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, 5 të vrarë nga një sulm vetëvrasës

Një sulm vetëvrasës ka lënë të vrarë të paktën pesë persona në provincën Kandahar të Afganistanit.
 

Zëdhënësi i ISAF-it Adam Wojack tha se në mesin e viktimave është edhe një pjesëtar i forcave të koalicionit dhe një pjesëtar i shërbimit civil, ndërsa të tjerët pjesëtarë të ANSF-së.
 

Zëdhënësi i provincës së Kandaharit Jawed Faisal tha se një person hodhi veten në erë në një postbllok afër zyrës së agjencisë afgane të inteligjencës, në distriktin Maruf.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›