E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan kritikon ashpër KS të OKB-së

Kryeministri i Turqisë kritikoi ashpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dështimin e tij në dhënien fund të luftës civile 19 mujore në Siri.

Rexhep Tajip Erdogan tha në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll se bota është dëshmitare e një “tragjedie humanitare” në Siri.

Ai tha se “nëse presim ende një ose dy anëtaret e përhershme ... atëherë e ardhmja e Sirisë do të jetë në rrezik.”

Rusia dhe Kina, dy nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, kanë vënë veto ndaj rezolutave që do t`i bëjnë presion Damaskut dhe do t`I japin fund konfliktit në Siri.

Të mërkurën, Turqia ka ndaluar një aeroplan pasagjerësh sirianë që shkonte nga Moska për në Damask, nën justifikimin se në bord kishte pajisje ushtarake.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›