Afganistan-SHBA ministri Gates ne Kabul

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka mbërritur sot në Afganistan për një vizitë dy ditore.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet amerikane.
Gates, kanë saktësuar burimet amerikane, do të vizitojë disa provinca në lindje dhe në jug të vendit, për të vlerësuar progreset e bëra në konfliktin kundër talebanëve.
Gjithashtu, sekretari i Mbrojtjes do të interesohet për përgatitjen e programit të tërheqjes së trupave amerikane, që do të fillojë në korrik.