E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e veriut duan pjesëmarrjen e Rusisë në bisedime

BEOGRAD- Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës ka kërkuar që në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit, përveç zyrtarëve të BE-së dhe të SHBA-ve, të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe të Rusisë.

Nëpërmjet një deklarate ky këshill thekson rëndësinë e pjesmarrjes së Rusisë në bisedime për të penguar në këtë mënyrë planin anti-serb të Uashingtonit.

“Presidenti Tadiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të këmbëngulin në praninë e tyre me çdo kusht, sepse vetëm pjesëmarrja aktive e OKB-së dhe e Federatës Ruse mund të pengojë planin anti-serb të Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës”,- thuhet në deklaratën e këtij këshilli.

(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›