Afganistan/ Shfaqet video e viktimave të punonjësve të ndihmave humanitare
Zyrtarët e policisë së Afganistanit, kanë publikuar një video amatore, ku paraqiten trupat e vdekur të punëtorëve të Misionit të Asistencës Ndërkombëtare, që u vranë javën e kaluar.
Në video duket qartë policia në vendngjarje e cila është duke pastruar dhe duke përgatitur trupat për t'i transportuar.
Dhunë punënonjës ndërkombëtarë u vranë të enjten e kaluar, në një zonë në verilindje të vendit.
Ekipi prej 12 anëtarësh,ishte i përbërë nga 6 amerikanë, 1 shtetas britanik, 1 gjerman dhe katër afganë. Dy anëtarë të stafit afgan shpëtuan gjallë.
Guvernatori i rajonit të Nuristanit në Afgansitan, u shpreh se grupi përbëhej prej disa mjekësh, të cilët ndihmonin shpesh qytetarët në këto zona të vendit.
Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për aktin, duke u justifikuar se grupi po përpiqej të përhapte krishtërimin.
Guvernatori i zonës i ka përshkruar aktivistët si persona pozitivë që kanë ndihmuar afganët, si dhe zhvillimin ekonomik që prej vitit 1996, por ai mohoi se grupi kishte qëllime fetare.
Forca e udhëhequr nga NATO në Afganistan tha se nuk ka përfshirje në këtë incident dhe nuk kishte asnjë informacion.
Pavarësisht nga një numër rekord i forcave të huaja në Afganistan, që numërohen në 140 000, të mbështetur nga disa dhjetëra mijëra forcave afgane, Talibanët kanë zgjeruar fushatën e tyre nga bazat tradicionale jug dhe në lindje, në veri dhe në pjesë të tjera të vendit, vitet e fundit.