Shpërthim në Kolumbi, plagosen 6 persona
Një makinë bombë ka shpërthyer në kryeqytetin kolumbian Bogota, duke plagosur 6 persona, dhe duke shkaktuar dëmtime serioze në ndërtesat përreth.
Incidenti ndodhi jashtë radio Caracol, një nga transmetuesit kryesorë në Kolumbi. Sipas policisë për fat të mirë nuk pati viktima. Ky është incidenti i parë në Bogota, që pas marrjes së pushtetit nga presidenti Santos javën e kaluar.
Santos në vendin e ngjarjes u tha gazetarëve se ky ishte një sulm i pastër terrorist.
"Ky është një akt i pastër terrorist. Policia do të kryejë hetimet e nevojshme, sepse ne do të vazhdojmë hetimet dhe luftën kundër terrorizmit.
Shpërthimet dhe sulmet në qytetet kolumbiane kanë rënë ndjeshëm që pas vitit 2002, kur mori pushtetin Alvaro Uribe në vend.
Rebelët majtistë dhe trafikantët e drogës janë ata që shfaqin më tepër probleme në vend, me shpërthime të ngjashme.
Emisioni kryesor në radion Caracol, në afërsi të së cilës ndodhi ngjarja, është kërcënuar shpesh nga grupet majtiste rebele dhe në të kaluarën në Kolumbi.
Një dëshmitar okular shpjegoi ngjarjen që ai pa.
"Ne ishim brenda ndërtesës së Radio Caracol. Unë punoj atje dhe në 5,30 në mëngjes kemi ndjerë një shpërthim shumë të fortë. Ndikimi ishte i madh. Ka pasur shumë konfuzion dhe ndikimi ishte shumë i fortë. "
Santos premtoi të vazhdojë fushatën e Uribe të sigurisë dhe politikave pro-investimeve që kanë ndihmuar vendin e Andeve të kapërcejë ditët e errëta të konfliktit të tij, kur bomba dhe masakrat përfshinin dikur titujt e gazetave të përditshme.