E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, bie mbështetja për talebanët

Mbështetja për talebanët në mesin e afganëve ka arritur pikën më të ulët në vitet e fundit, thotë një hulumtim, i cili pjesërisht është financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Hulumtimi i Fondacionit Azia, me seli në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, i publikuar sot, thotë se numri i njerëzve që ofrojnë mbështetje për talibanët, ka rënë në 29%, në krahasim me 40%, vitin e kaluar dhe 56%, në vitin 2009.

Gjithashtu, sipas sondazhit katër prej pesë të anketuarve i mbështesin përpjekjet për pajtim dhe reintegrim me kryengritësit.

46% kanë thënë se Afganistani po lëvizë në drejtim të duhur.

Por, për të parën herë, që nga viti 2004, kur ka filluar të bëhet ky hulumtim, një numër në rritje i të anketuarve tani mendon se Afganistani po lëviz në drejtim të gabuar, pasi përqindja është rritur në 35 nga 27%, sa ishte vitin e kaluar.

Pasiguria është identifikuar si problemi më i madh në këtë vend, e pastaj përmenden korrupsioni, papunësia dhe varfëria.

Hulumtimi u bë me pjesëmarrjen e afro 6300 personave të rritur në periudhën korrik-gusht, në të 34 provincat e Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›