E Diel, 1 Nëntor 2026

BB:Shqipëria, nivelin më të lartë të borxhit në rajon

 Shqipëria është vendi me borxhin publik më të lartë në rajon.Kështu është shprehur Banka Botërore në raportin e zhvillimeve ekonomike në Evropën Juglindore ku është përfshirë edhe Shqipëria. Sipas Bankës Botërore borxhi publik është në kufi të nivelit të lejuar prandaj duhet të bëhet kujdes.

Gjithashtu BB-ja thekson se një tjetër shqetësim për ekonominë shqiptare është edhe deficit fiskal i cili sipas saj gjithashtu është në kufi me nivelin e lejuar.
 

Në raportin e Bankës Botërore thuhet se që gjatë vitit 2011 rritja ekonomike në rajon është 2.5 përqind ndërsa për vitin 2012 kjo rritje do të ulet në 2.1 përqind..
 

Gjatë ditës së sotme Banka Botërore ka prezantuar numrin e parë të një serie publikimesh mbi zhvillimet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore si një Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Numri i parë i raportit mbulon zhvillimet e fundit ekonomike, përfshirë ndikimin e krizës së eurozonës në vendet e Evropës Juglindore si dhe politikat e përshtatshme për stabilitet dhe rritje afatgjatë në rajon.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›