Afganistan, burri vret gruan se nuk lindi djalë
KUNDUZ-Një grua në Afganistan është vrarë nga i shoqi pasi solli në jetë vajzën e tretë dhe jo djalin e shumëdëshiruar.
Ngjarja ka ndodhur në provincën qendrore Kunduz. Viktima, 28 vjeç, me emrin Storai është shtrënguar në qafë derisa ka dhënë shpirt nga i shoqi, i ndihmuar edhe nga e ëma.
Policia bën të ditur për Reuters se ka arrestuar nënën e viktimës pasi dyshon se ka lidhje të dretpërdrejtë më ngjarjen, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëshortin e gruas pasi nuk mundi ta arrestojë në kohë. Madje ka dyshime se vetë milicia afgane e strehon dhe mbron atë.
"Këto gjëra me efektivët e policisë afgane ndodhin rëndom dhe ne kemi vështirësi në arrestimin e autorëve të krimeve”, tha shefi i policisë së Kunduz, Sufi Habib.
Nadera Geya, drejtuesja e shoqatës për të drejtat e gruas në rajonin e Kunduz, e quajti vrasjen si në prej shembujve më të keq që kishte hasur tek dhuna mbi gratë.
Dhuna ndaj grave është e zakonshme në Afganistan. Në fund të nëntorit në të njëjtën krahinë, një familje afgane që nuk pranoi të japë vajzën e tyre në martesë me një njeri që konsiderohej i papërgjegjshëm u sulmua në shtëpi nga persona që derdhën acid mbi prindërit dhe 3 fëmijët e tyre. Polica arrestoi më pas kërkuesin e dorës dhe 3 vëllezërit e tij për aktin e dhunshëm.
(d.b/BalkanWeb)