E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, makina bie në greminë, vdes pasagjeri 23-vjecar

DIBËR- Një 23-vjecar ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Maqellarë.

Një automjet tip benz me targa AB 309 AF ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë rreth 10 metra të thellë dhe si pasojë ka humbur jetën 23-vjecari Robert Sala pasagjer, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit 30- vjecari Ervis Asllani.

Sipas policisë shkak i aksidentit ka qënë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë së madhe.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›