Afganistan, goditet me raketa pallati presidencial
Kur duhen dhe dy ditë deri në fillimin e procesit zgjedhor të datës 20 gusht në Afganistan, siguria në vend është tronditur sërish. Sulmet me raketa kanë goditur pallatin presidencial dhe zonën ku ndodhen zyrat kryesore te policisë. Sulmet kanë ndodhur thuajsë në të njëjtën kohë dhe janë regjistruar në qendër të kryeqytetit afgan, Kabulit. Raketa janë hedhur nga talebanët edhe në Xhalalabad, një qytet afgan jo shumë larg kufirit me Pakistanin. Sipas burimeve policore sulmet kanë provokuar vetëm dëme materiale. Talebanët radikalë islamikë kishin deklaruar se do t'i pengonin votimet e së enjtes me atentate. Për këtë arsye zgjedhjet presidenciale dhe ato rajonale do të zhvillohen në kushte të rrepta sigurie. 200.000 forca sigurie afgane dhe 100.000 forca sigurie ndërkombëtare do të qëndrojnë të gatshme për sigurimin e vendvotimeve. Ndërkaq është mbyllur fushata elektorale per zgjedhjet e 20 gushtit, për dy kandidatet kryesorë për presidentë në Afganistan, Hamid Karzai dhe ish ministrit te jashtëm Abdullah Abdullah nën kërcënimet e talebanëve për prishje të procesit zgjedhor. Presidenti në fuqi i cili pretendon për një mandat të dytë Hamid Karzai ka zhvilluar edhe mitingun përmbylles nën një situatë të tensionuar, ndërsa rivali i tij Abdullah Abdullah zhvilloi një tubim të qetë me pjesëmarrjen e qindra afganëve. Në listën e kandidatëve për president në Afganistan janë regjistruar 41 pretendentë, ndërsa mundësitë reale për këtë post sipas analistëve i kanë vetëm Karzai dhe Abdullah.
Nga të tjera zhvillime në Afganistan, një hetim i kryer nga BBC ka zbuluar mashtrime dhe korrupsion para zgjedhjeve presidenciale të së enjtes në Afganistan. Gjetjet vijnë ndërsa fushata elektorale mbyllet para zgjedhjeve të së enjtes në të cilën presidenti aktual, Hamid Karzai përballet me më shumë se 30 sfidantë. Më herët zyrtarë të NATO-s në Afganistan kanë bërë të ditur se do të pezullojnë operacionet ushtarake gjatë kësaj jave kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale. Krerët ushtarakë të alenacës kanë njoftuar se do të kryhen vetëm operacionet që janë të nevojshme për mbrojtjen e njerëzve gjatë ditës së zgjedhjeve. Vendimi pason thirrjen që i bëri forcave afgane për armëpushim gjatë ditës së zgjedhjeve, presidenti Hamid Karzai.
Afganët të enjten do të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri dhe këshillat krahinore.