Afganistan ndahen nga jeta 4 ushtare italiane
Afganistan 9 Tetor 2010 NOA - Kater ushtare italiane kane mbetur te vdekur dhe nje tjeter eshte plagosur ne Afganistan.
Te katert mbeten viktima te nje prite gjate rruges kur po ktheheshin nga nje mision ne zonen e Gulistan ne Farah.
Zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes se Italise Gjenerali Masimo Fogari ka thene se ushtaret u sulmuan derisa ktheheshin nga misioni i tyre ne fushen e Gulistanit.
Gjate kalimit ne Lince nje bombe shpertheu. Me pas vazhdoi nje dyluftim me arme zjarri ku italianet bene te mundur qe agresoret te largoheshin.
Me heret gjate dites NATO ne Kabul njoftoi se 4 ushtare jane vrare ne Afganistan megjithate nuk eshte ende e qarte nese komunikata bente fjale per 4 ushtaret italiane.
r.b/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31992-afganistan-ndahen-nga-jeta-4-ushtare-italianetitleAfganistan ndahen nga jeta 4 ushtare italianetheme blue nickagjencianoa