E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi Nobel dhjetra te arrestuar ne Kine

Disa dhjetra kineze jane ndaluar gjate nates nga policia pasi po festonin dhenien e cmimit Nobel per Paqen disidentit Liu Xiaobo.

Miqte e mi kishin organizuar nje feste prane Pallatit te Veres dhe qe prej dites se djeshme spo lidhem dot me ta ka deklaruar nje avokat qe lufton per te drejtat e njeriut.

Edhe disa profesore qe kishin shprehur vleresimin e tyre per dhenien e cmimit jane bllokuar gjithashtu nga agjentet e policise.

Por diten e sotme shtypi kinez dhe televizionet shteterore e kane injoruar plotesisht lajmin mbi arrestimet e kryera.

Nderkohe gruaja e disidentit Liu Xiaobo do te mund ta shohe bashkeshortin diten e neserme ne burgun e Xhinzhout.

Nje grup humanitar me kineze te larguar ne Hong Kong ka bere te ditur se Liu Xia ka mberritur sot ne Xhinzhou e shoqeruar nga familjaret dhe policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›