E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, në rënie prania e Al Kaeda-s

Prania e Al Kaedës në Afganistan ka regjistruar rënie të ndjeshme, deklaroi Jim Johns. Ky i fundit, këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit Barack Obama, deklaroi për mediat amerikane se nuk ekziston rreziku që vendi të kthehet në duart e talebanëve . Deklaratat e Xhons erdhën ditën që u bë publik lajmi për vdekjen e tetë ushtarëve amerikanë gjatë luftimeve në Afganistanin Lindor. Aktualisht presidenti Obama po vlerëson të gjitha opsionet për një strategji të re në Afganistan. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Johns i dha këto deklarata gjatë një interviste për CNN. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare theksoi se situata në Afganistan është komplekse dhe nuk mund të ketë një një zgjidhje të thjeshtë duke shtuar më shumë trupa. Jones tha se përparimi në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe qeverisjen e mirë, duhet të ndodhin në mënyrë të bashkërenduar. Lidhur me temën e zgjedhjeve të debatueshme të 20 gushtit Johns tha se është e rëndësishme për afganët të ndjejnë se përfaqësuesit e tyre janë zgjedhur në mënyrë legjitime. Por zyrtari i lartë amerikan me misionin e Kombeve të Bashkuara në Afganistan i cili u hoq nga ky post javën e kaluar tha se ishte urdhëruar disa herë të mos ndiqte çështjen e mashtrimeve në zgjedhje. Persona të armatosur në Afganistanin Lindor vranë të dielën tetë ushtarë amerikanë dhe dy afganë në një përleshje gjatë natës në dy postblloqe amerikane. Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse për trupat amerikane në disa muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›