Traktati i Lisbonës, kryeministri çek i bën thirrje presidentit ta firmosë

Pragë, 4 tetor NOA-Ish kryeministri i Çekisë Mirek Topolanek i ka bërë thirrje presidentit çek Vaclav Klaus të nënshkruajë Traktatin e Lisbonës pasi ajo i shërben jo vetëm Bashkimit Evropian por edhe Ballkanit.
Pa integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk mund ta parafytyroj zhvillimin e mëtejmë paqësor në Evropë, ka thënë Topolanek.
Presidenti Klaus ende nuk e ka nënshkruar traktatin e Lisbonës, dhe çështja tani ndodhet në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të 17 ligjvënësve ithtarë të presidentit.