E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan protestat per Kuranin ne diten e 4

“Vdekje Amerikës” dhe “Rroftë Islami”. Qindra persona po marshojnë drejt pallatit të presidentit afgan, Hamid Karzai në Kabul, në ditën e katërt të protestave që pasuan djegien e librave të Kuranit në bazën amerikane të Bagramit.

Një grup manifestuesish sulmoi konsullatën amerikan në Herat në Afganistanin Perëndimor, ku sipas agjensisë Reuters ka patur shtatë të vrarë.

Dy persona të tjerë humbën jetën në Kabul dhe dy të tjerë në Kost në lindje të vendit. Komandanti i NATO-s në Afganistan, Gjenerali Xhon Alen bëri thirrje për qetësi.

Të enjten, presidenti amerikan, Barak Obama i kërkoi ndjesë popullit afgan duke thënë se incidenti ishte një “gabim i vërtetë”. Përmes një letre, Presidenti amerikan, Barak Obama shprehu keqardhjen e thellë duke u zotuar se autoritetet amerikane do të marrin në pyetje të gjithë përgjegjësit.

Të enjten, tetë persona humbën jetën, përfshirë edhe dy ushtarë amerikanë, pas shpërthimit të dhunës në veri dhe lindje të vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›