Sulm i frikshem ndaj nje 23-vjecareje ne Londer

Një sulm i frikshëm për pas sa nuk i mori jetën një 23-vjecareje britanike e cila krejt papritur është shtyrë nga një person rreth 40 vjec në shinat e metrosë.
Ngjarja në fjalë është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në filmim tregohet se agresori dhe 23-vjecarja kanë patur një debat të vogël me fjalë para se ai ta shtynte drejt shinave të metrosë.
Fatmirësisht viktima ka mundur të ringjitet në platformë pak sekonda para mbërrijtes së trenit, e ndihmuar edhe nga persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.
Ndërkohë, disa persona të tjerë, dëshmitarë të skenës janë përleshur fizikisht me agresorin. Ata kanë njoftuar policinë, megjithatë ai ka mundur të largohet.
E gjithë ngjarja është publikuar nga BBC. Policia britanike nxorri një përshkrim fizik të agresorit duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e tij.