E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, shpërthejnë makinat, 41 të vdekur

Zyrtarët thanë se si pasojë e shpërthimit gjetën vdekjen të paktën 41 persona.

Shpërthimet e fuqishme ndodhën pak pas mesnate në një rajon  që përfshin disa ndërtesa të Kombeve të Bashkuara dhe një zyrë të inteligjencës afgane. Forca e shpërthimit shkatërroi dritaret e godinave përreth dhe shkaktoi flakë të fuqishme.

Si pasojë shembjes së ndërtesave dhe shtëpive afër vendit të shpërthimit, numri i viktimave mund të rritet akoma më shumë. Të paktën 66 persona mbetën të plagosur, bënë të ditur zyrtarët e policisë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›