Vasili: Marrëveshja qeverisëse PD-LSI firmoset në shtator
"Po punohet në pjesën programore në këtë platformë, e cila përbën thelbin dhe zemrën e kësaj marrëveshjeje, që në përputhje me afatet kushtetuese dhe jo më parë, do të konkludohet në ditët e para të shtatorit", garantoi ai.
“Marrëveshja PD-LSI është një vendim madhor dhe historik i Konventës së LSI-së, si forumi më i lartë, e ky vendim jo vetëm që konsiderohet i patjetërsueshëm dhe i pakthyeshëm, por edhe dhe obligim madhor. Procesi i negocimit është në fazën e tij përgatitore, qoftë në mënyrë të planit programor, e cila përbën dhe sfidën dhe risinë e re", tha Vasili.
Vasili e ricilësoi historike këtë marrëveshje pasi për herë të parë, sipas tij, nuk janë vënë asnjëherë në balancë interesat partiake, por integrimi, stabiliteti dhe qëndrueshmëria e vendit.
Sipas sekretarit të Përgjithshëm të LSI, ecuria pozitive dhe qetësia e stabilitet i krijuar në vend, është falë këtij bashkëpunimi historik të LSI-së. "Dhe kjo është një ëndërr jo vetëm për mijëra shqiptarë, por edhe për shumë dhe shumë të tjerë që kanë sakrifikuar edhe para viteve ‘90 për një Shqipëri të hapur dhe jo të izoluar, një Shqipëri në stabilitet dhe jo në kaos, një Shqipëri të qetë dhe jo një Shqipëri të turbulluar", nënvizoi Vasili.