Afganistan, shpërthim eksplozivi, vriten tre ushtarë kanadezë
Tre ushtarë kanadezë u vranë dhe një tjetër u plagos dje pas shpërthimit të një sasie eksplozivi pranë makinës së tyre, njoftuan burime ushtarake kanadeze. Incidenti i fundit e çon në 103 numrin e ushtarëve kanadezë të vdekur në Afganistan, që pas dislokimit të trupave kanadeze në vend, në vitin 2002. Kanadaja ka rreth 2 700 ushtarë në qytetin jugor afgan, Kandahar, misioni i të cilëve përfundon në vitin 2011. Ndërkohë, katër ushtarë britanikë humbën jetën po dje, në dy incidente të veçuara. Të dy incidentet ndodhen në provincën jugore të Helmandit. Viktimat e fundit e çojnë numrin e ushtarëve britanikë të vrarë gjatë konfliktit në Afganistan në më shumë se 130, bën të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes. Britania ka rreth 8 300 trupa në Afganistan, pjesa më e madhe e tyre e vendosur në provincën e Helmandit, ku militantët talebanë janë ende të fuqishëm