E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos: Mund të kishim fituar

Menaxheri i Real Madridit, Juande Ramos, thotë se ai kishte parë shumë gjëra pozitive në humbjen e mbrëmshme prej 2-0 në derbin "El Classico", ndaj Barcelonës në Nou Camp. "Ishte një ndeshje në të cilën të dyja ekipet u angazhuan mjaft. Barcelona kishte dominimin në fushë, por shanset e pastra ishin tonat. Ne bëmë gjithë çfarë mundëm. Kemi pasur lëndime të theksuara dhe ata që mbetën luajtën perfekt. Kishim shanse të fitonim", ka thënë Ramos Ramos. "Largohem nga Nou Camp i kënaqur, luftuam me krenari dhe bujari. Ne kishim rastet tona, por futbolli bazohet në gola. Ata i shfrytëzuan rastet e tyre dhe shënuan dy herë nga disa rastet që kishin", ka shtuar trajneri i ri i Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›