E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan shperthim ne xhami dhjetera viktima

Të paktën 20 persona mbetën të vrarë në një sulm vetvrasës të ndodhur në një xhami në një qytet në veri të Afganistanit.

Me dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje kritike, pasi një kamikaz shpërtheu një sasi eksplozivi që mbante në trup gjatë lutjeve të së premtes.

Sipas mediave ndërkombëtare, xhamia në Maymana ishte e mbushur me besimtarë, të grumbulluar me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Zëdhënësi i krahinës së Fariabit informoi se midis viktimave kishte edhe disa policë.

Nga të dhënat e para mësohet se kamikazi ishte i veshur me uniformë policore në momentin e sulmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›