E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri ushtria njofton 4 dite armepushim

Komanda e ushtrisë së regjimit sirian njoftoi se do të respektojë një zjarr-pushim katër ditor me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Lajmi u njoftua nëpërmjet një komunikate të ushtrisë transmetuar në televizionin shtetëror, por ku shtohet se “forcat e armatosura” ruajnë të drejtën t’i kundërpërgjigjen çdo lloj aktiviteti “terrorist”.

Ndërkohë, pavarësisht armëpushimit, rebelët njoftuan përparimin në disa lagje qendrore të Alepos, qyteti më i madh i Sirisë dhe nyje strategjike që për kontrollin e të cilit prej muajsh përleshen dy palët kundërshtare.

Armëpushimi do të hyjë në fuqi ditën e premte dhe do zgjasë për SiriaSiri, armëpushimi për BajramKurban Bajrami, Siria pranon armëpushiminSiria, OKB jep alarmin për refugjatët katër ditë. Marrëveshja u ndërmjetësua nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, i cili shpreson që ky armëpushim i përkohëshëm, të çojë në një marrëveshje të përhershme dhe një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Siria
Siri, armëpushimi për Bajram
Kurban Bajrami, Siria pranon armëpushimin
Siria, OKB jep alarmin për refugjatët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›