Afganistan, sulmi i NATO-s shkakton viktima civile

Disa civilë kanë humbur jetën nga një sulm i NATO-s në provincën Helmand të Afganistanit. Sulmi kishte në shënjestër dy automjete, të cilat supozohej se drejtoheshin nga talibanët.
Deklarata e Aleancës ndërkombëtare nuk e qartëson numrin e viktimave.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, disa herë ka kërkuar nga NATO-ja të shmangë vdekjet e civilëve, të cilat vlerësohet së kanë pësuar rritje.