E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ora e Tokës” shënohet edhe në Kosovë

Kosova do t`iu bashkohet më se 128 shteteve të botës për të shënuar simbolikisht “Orën e Tokës”, duke fikur për një orë gjatë të së shtunës, dritat dhe aparaturat elektronike, për të dërguar një mesazh, kjo kundër ngrohjes globale.

“Ora e Tokës” filloi si aktivitet në vitin 2007 në Sidnej të Australisë, ku 2.2 milionë individë dhe më shumë se dy mijë biznese kapitale fikën dritat për një orë, për të mbajtur qëndrim solidarizues kundër ndryshimeve klimatike.
 

Vitin e kaluar, “Ora e Tokës” është mbështetur nga 4.600 qytete në më se 128 shtete të botës, ndërsa në Kosovë ky aksion u realizua me sukses në Prishtinë ku për një orë u fikën dritat në sheshin “Nëna Tereza”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›