Afganistan, sulmohet baza e princit Harry, vriten dy ushtarë amerikanë
Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe disa trupa të tjerë janë plagosur nga sulmi i kryengritësve në një bazë britanike në jug të Afganistanit.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se 16 luftëtarë talebanë po ashtu janë vrarë në kampin Bastion të provincës Helmand. Princi i Britanisë, Harry është i pozicionuar në bazën në fjalë për një turne katërmujor.
Ndërkohë, nga të dhënat e raportuara prej zyrtarëve britanikë thuhet se ai nuk është lënduar nga sulmi. Mësohet se kryengritësit kanë përdorur mortaja, raketa-hedhëse si dhe armë të vogla zjarri.
Nuk është e qartë nëse sulmi ka lidhje me protestat anembanë botës myslimane, të nxitura nga një film anti-islamik.
15 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Afganistan, sulmohet baza e princit Harry, vriten dy ushtarë amerikanë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip