E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi publik i Spanjës arrin nivel të ri rekord

Borxhi spanjoll, që u rrit me 9,2 pikë në një vit, tregon për vështirësitë që po kalon ekonomia e vendit të “mbytur” në borxhe.

Sipas paktit evropian të stabilitetit, borxhi publik i një shteti në BE nuk duhet ta kalojë 60 % të PBB-së.
Gjithsesi, borxhi publik i Spanjës mbetet nën nivelin e borxhit publik të zonës euro, i cili arrin në kuotën e 88.2 % të PBB-së.    

Borxhi publik do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2012 pasi qeveria ka parashikuar një rritje 79,8 për qind të PBB-se në fund të vitit. Por, në këtë shifër nuk përfshihet kredia për bankat spanjolle (100 miliardë euro), çka do ta rriste nivelin e borxhit me 10 pikë.

                                                                                             2012-09-14 17:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›