E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, talebanët sulmojnë Kabulin me raketa

Dy prej raketave kanë arritur deri në Wazir Akbar Khan, zonën e ambasadave dhe njëra ka shpërthyer jo shumë larg ambasadës amerikane. Lajmin e bëri të ditur vetë Ministria e Brendshme afgane.

Nga shpërthimi i këtyre raketave në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vdekur dy persona. Talebanët paralajmërojnë se ky ishte vetëm fillimi, dhe se ofensiva do të vazhdojë.

Duke marrë përsipër sulmin e kryer, një zëdhënës i tyre, konfirmoi se qëllimi i akteve është të tregohet se qeveria nuk është në gjendje të garantojë sigurinë në Kabul, vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›