E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Rama të njohë vendimin e popullit

Berisha në fjalimin e tij nuk la pa përmendur edhe kryetarin e Partisë Socialiste, duke deklaruar se, nëse Edi Rama nuk njeh popullin, atëherë ai do të marrë ndëshkimin më të madh prej tij.

“Në Asamblenë e tij deklaroi se nuk do të njihte zgjedhjet. Unë do ti them zotit Rama këto fjalë, nëse ti nuk njeh popullin tënd, do marrësh ndëshkimin më të madh prej tij, ai nuk do të njohë ty. Populli është i përjetshëm kurse politikanë si ti janë limonada të përkohshme që thartohen në verën e parë. Le ta lemë Edi Ramën në banesën e humbjes, aty ku e çuan shqiptarët në 28 qershor”, deklaroi Berisha.

Berisha inauguroi ujësjellësin e fshatit Gjilek, ndërsa ndalesa tjetër ishte në Dhërmi, ku preu shiritin e inaugurimit të sheshit të pagëzuar me emrin Petro Marko, për të cilin kreu i qeverisë shprehu vlerësim maksimal.

“Shtëpinë e tij ta shndërrojmë në muze. Petro Marko është një kapiten i vërtetë i letrave shqiptare ” theksoi Berisha.

Gjatë udhëtimit të tij në disa fshatra të bregdetit të Jonit, Berisha premtoi se në vitin 2010 infrastruktura e kësaj zone do të jetë e realizuar, duke e kthyer bregdetin shqiptar në vendin më të njohur turistik në Evropë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›