Afganistan, talebanët pengmarrje në hotel
Talebanët afganë kanë sulmuar një hotel në kryeqytetin Kabul, ku raportohet se kanë marrë peng disa pengje.
Mediat vendase raportuan se në vendin e ngjarjes janë raportuar të shtëna armësh dhe shpërthime granadash.
Zyrtarët lokalë thonë se mes pengjeve ka edhe gra e fëmijë.
Raportohet gjithëashtu se ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave qeveritare afgane dhe talebanëve pengmarrës.
Një zyrtar tha se forcat qeveritare po tregojnë kujdes për të mos dëmtuar civilët në hotel.