Afganistan, talebanët refuzojnë dialogun me autoritetet qeverisëse
Në Afganistan, talibanët radikalë-islamistë e kanë refuzuan ofertën e re të presidentit afgan Hamid Karzai për bisedime. Ai është i zhytur në korrupsion dhe i rrethuar prej princave të luftës, që pasurohen, u vu në dukje nga kryengritësit.
Karzai u pati bërë thirrje luftëtarëve myslimanë që të marrin pjesë në bisedimet e paqes dhe të kontribuojnë në rindërtimin e vendit.
Pas fillimit të ofensivës në shkallë të gjerë të NATO-s në Jug të Afganistanit dhe arrestimit të tre udhëheqësve talibanë të nivelit të lartë në Pakistan u shtuan shpresat ndërkombëtare, se kryengritësit mund të jenë të gatshëm për bisedime.
Por përgjigjet e krerëve të forcave talebane nuk kanë qenë aspak shpresëdhënëse për nisjen e një kursi të ri dhe dialogu mes qeverisë së presidentit afgan Hamid Karzai dhe krerëve të forcave kryengritëse talebane.