E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet ekonomike të Greqisë mund të "infektojnë" vendet e tjera



Problemet ekonomike të Greqisë mund të përhapen duke infektuar dhe vende të tjera. Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, sipas të cilit Greqia nuk është e vetmja që ka probleme të tilla në një kohë krizë. Sipas tij, ky është një prej momenteve më të vështira të historisë bashkëkohore të Greqisë, por ajo nuk duhet veçuar, pasi edhe vende të tjera kanë shumë probleme. Ndërkaq, ai paralajmëroi për pasoja serioze nëse Greqisë i mohohet asistenca, e për këtë arsye, përfundoi duke i bërë thirrje audiencës televizive që të mos tërhiqet nga ajo që dëgjon për të mos vizituar Greqinë, pasi sipas tij, ajo megjithë problemet që ka, mbetet një vend i bukur dhe me vlera. Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreou, paralajmëroi për këtë situatë, gjatë një interviste të dhënë për BBC-në. Ndër të tjera Papandreu, tha se Greqia duhet lejuar që të marrë hua me të njëjtën kamatë si vendet e tjera dhe se qeverisë së tij i nevojitet mbështetje politike, jo financiare, për të treguar se sërish mund t'i besohet. Ai paralajmëroi për pasoja serioze nëse Greqisë i mohohet asistenca. ndërkaq Papandreou tha se hollësirat për mjetet financiare që do të çonin në zgjidhjen e krizës ende nuk janë gjetur, por ai shprehu optimizëm se sfidat e paprecedenta mund të çojnë në rezultat pozitiv. Papandreou i bëri thirrje audiencës televizive që të mos tërhiqet nga ajo që dëgjon për të mos vizituar Greqinë. Greqia është një destinacion popullor për shumë britanikë dhe europianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›