E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten 20 civilë

Të paktën 20 civilë kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombe pranë një mikrobuzi në provincën Herat të Afganistanit.

Burimet zyrtare thonë se automjeti ishte i mbushur me pasagjerë kur shpërtheu.

Në një tjetër incident, një kamikaz ka hedhur veten në erë në hyrje të një baze të Shteteve të Bashkuara në provincën Paktia.

Zëdhënësi i koalicionit të forcave amerikane, Nikollas Koner, tha se dy roje afgane kanë humbur jetën nga shpërthimi.

Për këtë sulm, përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›