E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO bombardon qytetin e lashtë në Libi

Bombardimet e NATO-s në Libi kanë shkatërruar qytetin e lashtë Leptis Magna, i vendosur në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s.Lajmi bëhet i ditur nga agjencia libiane e lajmeve Xhana e cila citon një burim ushtarak.
 

Sipas këtij burimi, sulmi është shembull i qartë i brutalitetit të NATO-s duke theksuar se Perëndimi nuk bën dallim ndërmjet objekteve civile dhe ushtarake, shkakton goditje edhe ndaj monumenteve historike-arkeologjike, të mbrojtura nga Kombet e Bashkuara, dhe në mënyrë të ashpër i shkel të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare. Qyteti i lashtë romak Leptis Magna gjendet në bregdetin libian në Detin Mesdhe, 130 kilometra në lindje të Tripolit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›