E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan vriten me bombe 6 anetare te NATO-s

Një bombë në anë të rrugës në Afganistanin lindor, ka vrarë gjashtë pjesëtarë të shërbimit të NATO-s, ka njoftuar aleanca perëndimore.

Deklarata e nxjerrë nuk ka dhënë ende detaje mbi kombësitë e të vrarëve.

Incidenti erdhi pas takimit të donatorëve në Japoni, nga ku u vendos që Afganistanit t’i jepeshin 16 miliardë dollarë për ndihmë civile për më shumë se katër vjet, duke përfshirë periudhën gjatë së cilës trupat e huaja do të tëriqen nga vendi.

Dhuna në vend është përshkallëzuar së fundmi. Të paktën 14 civilë u vranë vetëm të dielën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›